Kredi në vlerë 100 milionë euro, miratohet nisma për negocim me BE'në - Gazeta Express

Kredi në vlerë 100 milionë euro, miratohet nisma për negocim me BE’në

Lajme

Gazeta Express

31/05/2020 8:55

Qeveria në detyrë ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”.

Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.

“Ka marr miratimin e kabinetit qeveritar edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.