Kreatorja Lirika Matoshi mbledhë 23 mijë euro për 4 orë për Kosovën - Gazeta Express
string(67) "kreatorja-lirika-matoshi-mbledhe-23-mije-euro-per-4-ore-per-kosoven"

Gazeta Express

24/04/2020 15:53

Kreatorja Lirika Matoshi mbledhë 23 mijë euro për 4 orë për Kosovën

Gazeta Express

24/04/2020 15:53

Kreatorja e famshme në New York, Lirika Matoshi, ka mbledhur plotë 23.250 dollarë amerikanë për vetëm 4 orë si ndihmë për familjet në nevojë në Kosovë.

Lirika, si kreacionin e saj të fundit, ka krijuar maska kundër Covid-19 të cilat mund të kombinonen me rrobat e përditshme.

Lexo Edhe:

Të gjitha maskat janë shitur për 4 orë dhe 100% të parave ajo i ka dhuruar për familjet në nevojë në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që Lirika Matoshi organizon kampanja të tilla bamirësie për Kosovën.

Lirika është motra e kreatores prishtinase Teuta Matoshi dhe e mezosopranos, Sanije Matoshi.