Krasniqi: Vonesat në dialog e kanë dobësuar Kosovën, e kanë forcuar Serbinë - Gazeta Express
string(73) "krasniqi-vonesat-ne-dialog-e-kane-dobesuar-kosoven-e-kane-forcuar-serbine"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2024 12:45

Krasniqi: Vonesat në dialog e kanë dobësuar Kosovën, e kanë forcuar Serbinë

Lajme

Gazeta Express

23/07/2024 12:45

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në shkrimin e tij, Krasniqi ka vlerësuar se vonesat në dialog e kanë dobësuar Kosovën.

Tutje, Krasniqi ka shkruar se për shkak të paaftësisë së qeverisë, edhe faktorët ndërkombëtarë janë kundër Kosovës.

“Vonesat në dialog e kanë forcuar Serbinë, e kanë dobësuar Kosovën. Kjo ka qenë e pashmangshme, pasi që kriza është brenda Kosovës, jo në Serbi. Dihet se kriza e tejzgjatur brenda një shteti, pamundëson stabilitetin dhe zhvillimin. Kur kriza bëhet kronike, për shkak të paaftësisë së qeverisë, edhe faktorët ndërkombëtar kthehen kundër atij shteti. Kështu po ndodhë edhe me Kosovën. Kjo foto flet sa 1000 fjalë: Kurti si në bisedë informative” – ka shkruar ai.