Krasniqi viziton familjet e ish krerëve të UÇK'së që janë në Hagë: Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt me lirinë e çlirimtarëve - Gazeta Express
string(136) "krasniqi-viziton-familjet-e-ish-krereve-te-uckse-qe-jane-ne-hage-urojme-qe-ky-proces-te-perfundoje-sa-me-shpejt-me-lirine-e-clirimtareve"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 15:19

Krasniqi viziton familjet e ish krerëve të UÇK’së që janë në Hagë: Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt me lirinë e çlirimtarëve

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 15:19

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjet e ish presidentit Hashim Thaçi, ish kryekuvendarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi.

“Në pesëvjetorin e shkuarjes në Hagë të Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqit, vizituam familjet e tyre për të shprehur solidaritetin tonë të plotë me mallin dhe vuajtjen e tyre për më të dashurit që u mungojnë prej një kohe të gjatë.”

Ai ka thënë se këto familje kanë shumë arsye për të qenë krenarë me bijtë e tyre.

“Familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, megjithatë, kanë shumë më tepër arsye për të qenë krenare për bijtë e tyre, sepse ata u takojnë të gjithëve, e mbi të gjitha, Kosovës. Ata ishin bashkë në luftë, bashkë në ndërtimin e shtetit, dhe sot janë bashkë në përballjen me padrejtësinë, me të njëjtin dinjitet që i ka përcjellë gjithmonë.”

Krasniqi ka shtuar se uron që procesi në Hagë të përfundojë sa më shpejtë me lirimin e tyre.

“Urojmë që ky proces, i dalë prej binarëve të drejtësisë dhe arsyes, të përfundojë sa më shpejt me verdiktin që e presim të gjithë, lirinë e çlirimtarëve, që ata të kthehen te familjet dhe te populli i tyre. Kosova ju pret!”