string(137) "krasniqi-uroi-25-vjetorin-e-themelimit-te-pdkse-hamza-rrugetimi-politik-i-kesaj-partie-eshte-pjesa-me-e-mire-e-rrugetimit-te-vete-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2024 22:20

Krasniqi uroi 25-vjetorin e themelimit të PDK’së, Hamza: Rrugëtimi politik i kësaj partie është pjesa më e mirë e rrugëtimit të vetë Kosovës

Lajme

Gazeta Express

10/10/2024 22:20

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi me një fotografi ku shihen bashkë me kandidatin për kryeminstër të kësaj partie, Bedri Hamza ka uruar 25 vjetorin e themelimit të PDK’së.

Aty shihen edhe shumë zyrtarë e anëtarë të kësaj partie të cilët janë mbledhur për të festuar.

“Urime të gjithëve nga zemra 25 vjetori i themelimit të PDK-së!”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe Hamza uroi PDK’në, duke thënë se rrugëtimi politik i kësaj partie është pjesa më e mirë e rrugëtimit të vetë Kosovës.

“Është një kontribut 25-vjeçar dhe një histori dashurie e pafundme për Kosovën”, shkroi Hamza.