Krasniqi: Votimi i diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit "për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale" - Gazeta Express
string(121) "krasniqi-votimi-i-diaspores-po-mbahet-artificialisht-ne-qender-te-debatit-per-te-zhvendosur-vemendjen-nga-problemet-reale"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 15:05

Krasniqi: Votimi i diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit “për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale”

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 15:05

Albert Krasniqi nga D+ ka thënë se tema e votimit të diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit publik.

Sipas tij kjo shërben që të largohet vëmendja e qytetarëve nga problemet reale si “kostoja e papërballueshme e jetesës, rritja e çmimeve të energjisë dhe përfitimet e mafies energjetike të lidhur me Serbinë, dobësimi i aleancave ndërkombëtare, sidomos me vendet që garantojnë sigurinë tonë dhe mbështesin konsolidimin e shtetit dhe kolapsi ekonomik – qindra biznese rrezikojnë falimentimin si pasojë e politikave destruktive të Qeverisë”

Ai ka shtuar se këto tema nuk i konvenojnë partisë në pushtet sepse “realitetin e hidhur të një Kosove që po ngelet ndër vendet më të prapambetura në Evropë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement