Krasniqi tha se i siguron 10 vota të pakicave pa Listën Serbe, Berisha: Secili mandatar që i siguron 60 e ka edhe votën time - Gazeta Express
string(122) "krasniqi-tha-se-i-siguron-10-vota-te-pakicave-pa-listen-serbe-berisha-secili-mandatar-qe-i-siguron-60-e-ka-edhe-voten-time"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 11:09

Krasniqi tha se i siguron 10 vota të pakicave pa Listën Serbe, Berisha: Secili mandatar që i siguron 60 e ka edhe votën time

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 11:09

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane është deklaruar para mediave pak para nisjes së seanvës.

“Po shihemi se në çfarë situate është bota, ne merremi me konstituim të kuvendit”, tha ai.

Berisha tha se nuk ndihet mirë për situatën e krijuar në Kuvend.

“Si duket partive të mëdha po iu konvenon kjo situatë”, shtoi ai.

Berisha u pyet edhe për deklaratën e Memli Krasniqit se ai mund t’i sigurojë 10 vota të pakicave pa Listën Serbe.

“Si deputet i PLE’së, secili mandatar që i siguron 60 e ka edhe votën time, votën për interes të shtetit. Nuk jam bllokues, d.m.th. le ti siguron secili e të ecim para sepse kjo s’ka kuptim”, tha ai. /GazetaExpress/