Krasniqi: Subvencionet e Qeverisë – paaftësi e implementimit të buxhetit - Gazeta Express
string(69) "krasniqi-subvencionet-e-qeverise-paaftesi-e-implementimit-te-buxhetit"

Lajme

Gazeta Express

25/12/2024 22:01

Krasniqi: Subvencionet e Qeverisë – paaftësi e implementimit të buxhetit

Lajme

Gazeta Express

25/12/2024 22:01

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si akt që shpërfaq paaftësinë për implementim të buxhetit.

Ai ka thënë se thirrja e fundit e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për rikthim të mjeteve prej 100 eurove për këdo që s’është i kënaqur me vendimin, është tallje me qytetarët.

 “Këto janë subvencione që në esencë tregojnë paaftësinë e Qeverisë të implementojë buxhetin, e që pastaj ngarendin që t’i shpenzojnë mjetet që s’dinë t’i dërgojnë në investime kapitale. Buxhetet e viteve të fundit kanë qenë jo efikase në shpenzime. Çdo ndihmë ndaj qytetarëve të varfëruar është e mirëseardhur, por s’është zgjidhje”, ka thënë Krasniqi në RTK Prime.

Krasniqi e ka quajtur të pashpjegueshme reduktimin e energjisë elektrike në kohën e rritjes së faturave tash e dy vjet.

 “E para çmimet investive për kapacitete të reja gjeneruese në energji të ripërtërishme në mënyrë të veçantë,  sidomos te solare dhe me erë, kanë rënë dukshëm. E dyta ka pasur aq shumë kërkesa dhe interesim nga investitorët e huaj e vendor si asnjëherë më parë, asnjë nga ta s’është lejuar të shkojnë më tutje”, tha ai

Advertisement
Advertisement
Advertisement