Krasniqi s’jep emra që PDK do t’i votonte për kryeparlamentar: S’du me i dëmtu…
Lajme
Gazeta Express
01/05/2025 9:46
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, pas takimin me kreun e VV’së Albin Kurti, ka thënë që nuk i ka dhënë propozime që PDK do t’i votonte për kryetar të kuvendit.
Sipas tij, nëse përmend emra ata dëmtohen.
“Propozime nuk i jap sepse s’du me i dëmtu ata që mendoj që mujnë me qenë kryetar. Ju e dini, nëse them ky ose ajo atë ditë edhe nëse e kanë konsideru e çkonsiderojnë”, tha ai. /GazetaExpress/