Krasniqi: Situata ka ndryshuar, por Kurti s’ndryshon qëndrim, mentaliteti imponues i tij po e vazhdon bllokadën - Gazeta Express
string(107) "krasniqi-situata-ka-ndryshuar-por-kurti-sndryshon-qendrim-mentaliteti-imponues-i-tij-po-e-vazhdon-bllokaden"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 18:59

Krasniqi: Situata ka ndryshuar, por Kurti s’ndryshon qëndrim, mentaliteti imponues i tij po e vazhdon bllokadën

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 18:59

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur pas takimit të thirrur nga Albin Kurti me liderët e partive politike, duke e cilësuar të pasuksesshëm dhe të motivuar më shumë nga detyrimi sesa nga vullneti për zgjidhje.

“Sikur takimi të ishte për të përmbushur një detyrim formal e jo për të gjetur zgjidhje reale. Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, situata ka ndryshuar, por Kurti jo. Qëndrimet e tij mbetën të njëjta,” u shpreh Krasniqi.

Ai akuzoi Kurtin për vazhdimësi të një “mentaliteti imponues dhe kryeneqësi politike”, që sipas tij, po e mban vendin në bllokadë, duke penguar arritjen e një konsensusi të nevojshëm për konstituimin e Kuvendit.

“Ky takim që u ftua nga Kurti ndoshta për të aktruar përmbushjen e një obligimi, dhe përgjegjësinë e detyrimit për të gjetur konsensus rezultojë i pasuksesshmen. Situatat nuk është e njëjtë pas aktgjykimit Kurti është i njëjtë dhe qëndrimet e tij mbetën të njëjta. Mentaliteti imponues dhe kryeneçësia politike vazhdon të jetë për të më prioritete sesa gjetja e zgjidhjet dhe përfundimi i bllokadës”, ka deklaruar ai.