Në emisionin Kosova Live në Televizionin T7, është zhvilluar një debat i ashpër lidhur me vendimin më të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila sot ka rrëzuar mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Një nga reagimet më të forta në studio erdhi nga Dardan Krasniqi, ish-ushtar i UÇK-së, i cili nuk kurseu kritikat ndaj institucioneve në Kosovë.
“S’kam inat as me Serbinë, as zili. Kam inat me këta UDBashët tanë që i kemi në secilin institucion,” u shpreh ai me tone të ashpra.
Deklarata e tij u dha në kontekstin e zhgënjimit të shumë qytetarëve dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së me qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj të akuzuarve nga Specialja, që sipas tyre, nuk po mbështeten mjaftueshëm.