Krasniqi: Shkarkimi i Kelmendit bazohet në energji të puçit institucional, prapa këtij organizimi qëndron Isufaj - Gazeta Express
string(110) "krasniqi-shkarkimi-i-kelmendit-bazohet-ne-energji-te-pucit-institucional-prapa-ketij-organizimi-qendron-isufaj"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 13:50

Krasniqi: Shkarkimi i Kelmendit bazohet në energji të puçit institucional, prapa këtij organizimi qëndron Isufaj

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 13:50

Anëtari i Këshillit Prokurorial, Visar Krasniqi ka thënë se shkarkimi i Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të deyrës së Kryeprokurorit të Shtetit bazohet në energjinë e qartë të një puçi institucional.

“Propozimi për shkakrimin e zotit Kelmendi bazohet në një energji të qartë të një puçi institucional, duke tentuar të vendoset përfundimist mbi udhëheqjen e Prokurorisë së Shtetit në mënyrë të jashtëligjshme”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Krasniqi tha se prapa gjithë kësaj qëndron kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj.

“Në njëfarë forme edhe ushtrues i detyrës e tha në takim, mbrapa të gjithë këtij planifikim dhe mbrapa të gjithë këtij organizmi qëndron Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, zoti Blerim Isufaj”, tha ai.

Anëtari Krasniqi tha se kjo situatë dëshmon se largimi i pesë anëtarëve të KPK-së nuk ishte bojkot, por ishte vendim për ta parandaluar një vendim të paligjshëm.

“Kjo situatë dëshmon se largimi i pesë anëtarëve nuk ka qenë bojkot apo sabotim, por një ndërhyrje e domosodoshme për të mbrojtur ligjin dhe për të parandaluar një vendim të paligjshëm i cili do t’i shkaktonte dëm serioz sistemit prokurorial”, tha ai.

Ai përmes konferencës për medie, ftoi Agjencinë Kosovare të Inteligjencës për të vlerësuar situatën dhe sigurinë juridike në vend, e po ashtu Policinë e Kosovës që të kujdeset për sigurinë e anëtarëve që janë prezent në këtë konferencë.