string(101) "krasniqi-pret-ne-takim-ali-ahmetin-nje-nga-figurat-me-te-rendesishme-politike-te-shqiptareve-ne-rajon"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 16:16

Krasniqi pret në takim Ali Ahmetin: Një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në rajon

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 16:16

Memli Krasniqi, kryetar dhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka pritur sot në takim liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Krasniqi, ka thënë se Ahmeti është një nga figurat më të rëndësishme politike shqiptare në rajon, se ka qenë kënaqësi që e ka takuar.

‘‘Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm. Folëm për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut’’, ka shkruar ai mes tjerash.

I pari i PDK-së, ka deklaruare dhe se kjo parti mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe institucional të shqiptarëve kudo që janë

Postimi:

Si gjithmonë, kënaqësi të pres edhe sot në takim liderin e BDI-së dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në rajon, Ali Ahmetin. Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm. Folëm për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

PDK mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe institucional të shqiptarëve kudo që janë – jo vetëm në funksion të interesit kombëtar, por edhe si kontribuues të stabilitetit dhe integrimit euroatlantik në Ballkan. /GazetaExpress