Krasniqi: Prej nesër deri të hënën mund të shpallen kandidaturat për kryetar të PDK, preferenca ime është Bedri Hamza - Gazeta Express
string(115) "krasniqi-prej-neser-deri-te-henen-mund-te-shpallen-kandidaturat-per-kryetar-te-pdk-preferenca-ime-eshte-bedri-hamza"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 21:53

Krasniqi: Prej nesër deri të hënën mund të shpallen kandidaturat për kryetar të PDK, preferenca ime është Bedri Hamza

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 21:53

Pasi Memli Krasniqi dha dorëheqje nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, është ngritur pikëpyetja se kush do të jetë pasues i tij.

Në një intervistë në “Rubikon” të Klan Kosovës, Krasniqi foli pikërisht për këtë, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se preferencë e tij për kryetar të PDK-së, është Bedri Hamza, ish-kryetar i Mitrovicës.

“Prej nesër e deri të hënën, kandidaturat janë të hapura, secili që i plotëson kriteret statutare ka të drejtë të garojë, por preferencë e imja është zotëri Bedri Hamza”, u shpreh Krasniqi.

Ai shton se përderisa Hamzëz i kishte besuar për të udhëhequr vendin, i beson edhe për drejtimin e PDK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement