Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka pritur në takim përfaësues të organizatave të shoqërisë civile me të cilët ka biseduar për gjendjen aktuale politike. Ai ka shtuar se bllokada në Kuvend është pasojë e “paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të koalicionit fitues”.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, me të cilët zhvilluam një diskutim të hapur dhe përmbajtjesor për gjendjen aktuale politike në vend – veçanërisht për bllokadën institucionale që ka hyrë në ditën e 116-të, si pasojë e paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje për të mundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.”
PDK ka thënë se kjo situatë po e cenon funksionalitetin demokratike dhe po e rrezikon seriozisht të ardhmen institucionale dhe ekonomike të vendit.
“PDK e ka shprehur dhe e rithekson shqetësimin e thellë për këtë situatë, që po cenon funksionalitetin demokratik dhe po rrezikon seriozisht të ardhmen institucionale dhe ekonomike të vendit.”
PDK ka përsëritur propozimin që VV ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare.
“PDK ka vepruar me përgjegjësi duke ofruar një zgjidhje reale dhe të zbatueshme për daljen nga kriza – përmes propozimit për ndërrimin e kandidates aktuale, si mundësi konkrete për konstituimin e Kuvendit dhe ecjen përpara drejt themelimit të Qeverisë së re, brenda afateve kushtetuese.”
“Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për kryeneqësi politike. Ka nevojë për stabilitet, jo për kriza. Dhe mbi të gjitha, ka nevojë për lidership që di të zgjedhë rrugën e shtetit, para interesave të ngushta partiake.”
aaaaa