string(125) "krasniqi-per-takimin-te-osmani-munguan-vec-kurti-dhe-elek-mbajtja-e-dy-pale-zgjedhjeve-pernjehere-mund-te-behet-e-domosdoshme"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 15:20

Krasniqi për takimin te Osmani: Munguan veç Kurti dhe Elek, datat tona të prefereruara për zgjedhje lokale 12 ose 19 tetor

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 15:20

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me presidenten Osmani dhe përfaqësuesit e partive politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, tha se për partinë e tij të gjitha datat janë të pranueshme.

“Për ne të gjitha datat janë të pranueshme, por preferenca jonë do të ishte sa më herët ose dy datat që i kanë propozuar si referencë pa i përjashtuar tjerat janë datat 19 tetor apo 12 tetor. Besoj që presidentja i ka marrë parasysh. Nuk ka shumë dallime te pjesa e datave. Pres që në ditët në vijim të dekretohet edhe kjo datë që do të na mundësonte më pas edhe shpalljen e kandidaturave”.

I pyetur për idenë e Vetëvendosjes që e shpalosi në këtë takim nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për mbajtjen e dy palë zgjedhjeve – atyre të jashtëzakonshme parlamentare dhe ato të rregullta lokale – Krasniqi tha se megjithëse kjo s’është zgjedhja e parë mund të bëhet e domosdoshme për shkak të kryeneçësisë së partisë që doli e para nga zgjedhjet e shkurtit.

“Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme brenda një procesi kushtetues edhe nëse nuk është zgjedhja e parë as e partive as e qytetarëve mund të bëhet e domosdoshme”.

Krasniqi ka kritikuar mungesën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në këtë takim, duke shtuar se mungesa e tij dhe e kryetarit të Listës Srpska la një “shije të keqe’

“Nuk ishte aspak e mirë ishte fakti që nga të gjitha partitë e ftuara vetëm kryetari i Vetëvendosjes dhe ai i Listës Srpska munguan apo e bojkotuan këtë takim. Mendoj që një takim kaq i rëndësishëm që mbahet një herë në katër vjet do të duhej të ishte prioritet siç është për ne, pro në këtë rast duket se bojkotimin në takimin e presidentes e bën vetëm Albin Kurti dhe Zlatan Elek. Unë po pretendoj që ata e kanë bërë në marrëveshje, por vërtet lë një shije të keqe kjo mungesë”.

aaaaa