Krasniqi për qëndrimin e presidencës dhe VV-së: Po luajnë me fatin e shtetit, me gjasë qëllimisht - Gazeta Express
string(95) "krasniqi-per-qendrimin-e-presidences-dhe-vv-se-po-luajne-me-fatin-e-shtetit-me-gjase-qellimisht"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 7:30

Krasniqi për qëndrimin e presidencës dhe VV-së: Po luajnë me fatin e shtetit, me gjasë qëllimisht

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 7:30

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se shumë gjëra po bëhen në mënyrë të paqartë sa i përket formimit të institucioneve, pasi sipas tij, po luhet me fatin e shtetit.

Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se vendimi i Kushtetuese është i paqartë, qëndrimi i presidencës, i shumicës parlamentare dhe kryeministrit në detyrë.

Krasniqi ka shtuar se po luhet me fatin e shtetit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i paqartë, me gjasë qëllimisht. 2. Qendrimi i presidentes i paqartë, me gjasë qëllimisht. 3.Qëndrimi i shumicës parlamentare dhe kryeministrit në detyrë i paqartë, me gjasë qëllimisht. Pse? Sepse po luajnë me fatin e shtetit, me gjasë qëllimisht. P.S. Të jeni të sigurt se kjo është rrrjedhojë logjike e shtetmohimit, prandaj Kosova që u ka veshur ju me pushtet, pikërisht kështu e meriton” – ka shkruar ai.