Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tubimit të mbajtur në Lumadh të Vushtrrisë, duke thënë se aty u dakorduan se puna e mirë e Kryetarit Ferit Idrizi duhet të vazhdojë.
Krasniqi ka thënë edhe se Idrizi ka udhëhequr me ndershmëri, transparencë dhe pa dallime, duke e bërë Vushtrrinë shembull të stabilitetit dhe zhvillimit.
Postimi:
Sonte, në Lumadh të Vushtrrisë, u dakorduam se puna e mirë e Kryetarit Ferit Idrizi duhet të vazhdojë. Në këto katër vite ai ka dëshmuar se qeverisja nuk është thjesht përditshmëri, por vizion, dashuri dhe përkushtim për komunën e tij.
Feriti ka udhëhequr me ndershmëri, transparencë dhe pa dallime, duke e bërë Vushtrrinë shembull të stabilitetit dhe zhvillimit. Sot qytetarët e Vushtrrisë e dinë se kanë pasur një kryetar që ka punuar për të gjithë, me duar të pastra dhe me zemër të hapur.
Prandaj, më 12 tetor, ai do të marrë përsëri besimin e vushtrriasve, për një Vushtrri edhe më të mirë, më të jetueshme dhe më dinjitoze për të gjithë. Sepse Feriti, përveç se kandidat i PDK-së, është edhe kandidati dhe kryetari i të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë.
#PDK191
#MaMirëPërVushtrrinë