Krasniqi: Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht VV-në - Gazeta Express
string(97) "krasniqi-osmani-po-tenton-te-siguroje-mandatin-e-dyte-duke-ndihmuar-haptas-dhe-paturpesisht-vv-ne"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 10:07

Krasniqi: Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht VV-në

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 10:07

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani ka dalë haptas në përkrahje të Albin Kurtit dhe VV-së.

Ai ka treguar se përmes këtyre veprimeve Osmani po mundohet ta sigurojë mandatin e dytë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se përveç VV-së askush tjetër nuk do ta bënte presidente Osmanin.

“Vjosa Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht LVV –në. Pse? LVV e ka bërë presidente dhe askush tjetër nuk do ta bënte presidente në një mandat të dytë. Prandaj vota për LVV është votë për Vjosa Osmanin, bile me shumë gjasë, pa Albin Kurtin kryeministër. Vjosa Osmani mund të jetë “baba” i ri në bllokun e LVV pas këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Krasniqi.