Krasniqi nga Mitrovica: Nesër qytetarët do t’i japin besimin Arian Tahirit - Gazeta Express
string(72) "krasniqi-nga-mitrovica-neser-qytetaret-do-ti-japin-besimin-arian-tahirit"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 20:56

Krasniqi nga Mitrovica: Nesër qytetarët do t’i japin besimin Arian Tahirit

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 20:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbyllur fushatën zgjedhore në Mitrovicë, ku tha se qyteti është gati për ta zgjedhur Arian Tahirin si kryetar të ardhshëm.

“Në një atmosferë të jashtëzakonshme, mbyllëm fushatën në Mitrovicë, qytetin e krenarisë, të punës dhe të dinjitetit. Nesër, mijëra qytetarë të Mitrovicës do të dalin për të votuar Arian Tahirin,” shkroi Krasniqi.

Ai theksoi se Mitrovica nuk thyhet, nuk frikësohet dhe nuk blihet, duke e cilësuar këtë qytet si simbol të qëndresës dhe të njerëzve me dinjitet.

Krasniqi falënderoi të gjithë qytetarët dhe aktivistët që janë bashkuar në përkrahje të kandidatit të PDK-së, duke shtuar se “ky është qyteti i Isa Boletinit, i Mehë Ukës, i Kadri Veselit dhe i Bedri Hamzës – dhe tash do t’i japë besimin njërit prej djemve të saj më të mirë, Arian Tahirit.”

“Faleminderit nga zemra për këtë mbrëmje të jashtëzakonshme, Mitrovicë,” përfundoi Krasniqi.