Krasniqi nga “Asnjë cent më shumë”: Në dimër, qytetarët e Kosovës pritet të përballen me fatura më të larta të energjisë elektrike - Gazeta Express
string(126) "krasniqi-nga-asnje-cent-me-shume-ne-dimer-qytetaret-e-kosoves-pritet-te-perballen-me-fatura-me-te-larta-te-energjise-elektrike"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 12:34

Krasniqi nga “Asnjë cent më shumë”: Në dimër, qytetarët e Kosovës pritet të përballen me fatura më të larta të energjisë elektrike

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 12:34

Qytetarët e Kosovës pritet të përballen me fatura më të larta të energjisë elektrike edhe këtë dimër, pas vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit me 16 për qind.

Ismet Krasniqi nga nisma “Asnjë cent më shumë”, tha se kjo ngritje e çmimit është e padrejtë dhe më e larta në rajon.

“Vendimi i ZRrE-së për 16 për qind ka qenë shumë. Kosova ka ngritje të energjisë elektrike më së shumti në Ballkan, krahasuar me shtetet e tjera. Siç e dini tashmë kemi dorëzuar edhe padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dhe synojmë pezullimin e vendimit”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se efektet e shtrenjtimit tashmë ndihen edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

“Po i shohim pasojat e energjisë elektrike, sepse me ngritjen e saj kemi ngritje të ushqimeve dhe të produkteve bazë, në të gjitha produktet, le të themi”, shtoi ai. /KlanKosova