Krasniqi: Mocioni i VV'së, hajgare - mund t’ia zgjasë jetën Qeverisë Hoti - Gazeta Express
string(67) "krasniqi-mocioni-i-vvse-hajgare-mund-tia-zgjase-jeten-qeverise-hoti"

Krasniqi: Mocioni i VV’së, hajgare – mund t’ia zgjasë jetën Qeverisë Hoti

Gazeta Express

12/08/2020 22:56

Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti, pavarësisht se ka nisur procedurën për mbledhjen e votave për një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, ka vlerësuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai e ka quajtur hajgare çështjen e mocionit të mosbesimit të ngritur nga partia tjetër opozitare, për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

Lexo Edhe:

“Nuk mund të rrëzohet qeveria pa 61 vota. Ajo është hajgare. VV’ja duhet të tregojë për vijat e tyre të famshme të kuqe ndaj PDK-së”, ka thënë Krasniqi në Rtv Dukagjini.

“Mocioni i mosbesimit nuk ka shans të jetë i suksesshëm, mund t’ia zgjasë jetën qeverisë Hoti”, ka thënë ai.