Krasniqi: Me sy e me zemër në Hagë, Kosova nuk i harron bijtë e saj - Gazeta Express
string(65) "krasniqi-me-sy-e-me-zemer-ne-hage-kosova-nuk-i-harron-bijte-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 15:10

Krasniqi: Me sy e me zemër në Hagë, Kosova nuk i harron bijtë e saj

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 15:10

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ishte “me sy e me zemër në Hagë”, aty ku sot u mblodhën mijëra qytetarë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim, në një proces të stërzgjatur gjyqësor.

“Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj!”, shtoi Krasniqi.