Krasniqi: Masakra e Reçakut i dha vulë barbarisë dhe mizorisë së krimeve të Millosheviqit në Kosovë - Gazeta Express
string(98) "krasniqi-masakra-e-recakut-i-dha-vule-barbarise-dhe-mizorise-se-krimeve-te-millosheviqit-ne-kosove"

Krasniqi: Masakra e Reçakut i dha vulë barbarisë dhe mizorisë së krimeve të Millosheviqit në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 12:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 45 viktimat e Masakrës së Reçakut në 23 vjetorin e vrasjes nga forcat serbe, shkruan Gazeta Express.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kjo masakër i dha vulën barbarsisë së Millosheviqit dhe ngriti alarmin për nevojën e ndërhyrjes së NATO-s.

Lexo Edhe:

“Sot, me dhembje kujtojmë 45 fëmijë, gra e burra të fshatit Reçak, të cilët 23 vite më parë u masakruan pamëshirshëm nga policia dhe ushtria serbe. Masakra e Reçakut i dha vulë barbarisë dhe mizorisë së krimeve të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe ngriti alarmin në mesin e shteteve perëndimore për nevojën e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi tha se në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, Reçaku është një ndër plagët më të dhimbshme, një histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë.

“Liria jonë do të jetë e plotë, atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme për martirët e masakrës së Reçakut”, ka shkruar tutje Krasniqi.