Krasniqi: LVV e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake - Gazeta Express
string(71) "krasniqi-lvv-e-shnderron-edhe-vdekjen-e-njerezve-ne-propagande-partiake"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 13:17

Krasniqi: LVV e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 13:17

Analisti Milazim Krasniqi e ka kritikuar VV-në se po e shfrytëzon politikisht dërgimin e FSK-së në veri për gjetjen e trupit të mërgimtarit, i cili dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit.

Ai ka vlerësuar se LVV-ja e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo propagandë duhet ndalur.

“LVV e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake. Kjo praktikë e ka fillin te propaganda staliniste. Ama kur njerëzit guxojnë e flasin, kësaj propagande i del boja shpejt”, ka shkruar Krasniqi.