Krasniqi, Lajçakut: Pse BE ndryshoi qëndrim për urën e Ibrit? - Gazeta Express
string(58) "krasniqi-lajcakut-pse-be-ndryshoi-qendrim-per-uren-e-ibrit"

Krasniqi, Lajçakut: Pse BE ndryshoi qëndrim për urën e Ibrit?

Lajme

Gazeta Express

15/08/2024 16:10

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka reaguar emisarit të posaçëm të BE’së, Miroslav Lajçak, që tha se BE e ka theksuar vazhdimisht që çështja e Urës së Ibrit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut.

Krasniqi ka thënë se BE “vetëm së fundi” ka kërkuar që kjo çështje të diskutohet në dialog dhe se më herët ka thënë se kjo urë duhet të hapet pa vonesa të mëtutjeshme.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se “është e qartë” që BE ka ndryshuar qëndrim, derisa e ka pyetur se pse ka ndodhur një gjë e tillë.

“I dashur Miroslav Lajçak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog. Më herët, e ka cekur vazhdimisht se ‘ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa të mëtutjeshme’, sipas Raportit për Vendin (CR) mes viteve ’18-’22. Është e qartë se ka një ndryshim në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, do të ishte korrekte t’u thuash njerëzve pse ky ndryshim? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 për dallim me 2022 për BE-në që të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme’ te ‘duhen më shumë bisedime?’”, ka shkruar Krasniqi në “X”.