Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se deputetët mund të mblidhen çdo ditë për të provuar konstituimin e Kuvendit.
Ai tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti “s’ka interes që ta zhbllokojë situatën”.
“Sa na përket neve si PDK, unë besoj që nuk duhet të pritet as dy ditë, sepse rregullorja thotë brenda 48 orëve, e kjo mund të ndodhë edhe brenda 24 orëve dhe nuk do të ishte fare e gabueshme nëse mblidhemi çdo ditë, sepse ky do të ishte para se gjithash një detyrim që e kemi para votuesve që na kanë zgjedhur këtu dhe ndoshta një presion ndaj njëri-tjetrit që të dilet nga kjo situatë”, tha ai.
Krasniqi tha se në takimin me presidenten Vjosa Osmani i ka kërkuar asaj që “t’i drejtohet Gjykatës me pyetje kushtetuese”.
“Nuk e di a do ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai, por shtoi se “vullnetin e ka shprehur”.
Kemi mbetur shtet në gjendje emergjente esencialisht, meqenëse nuk kemi as qeveri
Z. Kurti s’ka interes me e zhblloku situatën.