Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se gjykata Supreme e ka vulosur të vërtetën që kjo parti e ka theksuar nga dita e parë, e që është se mbajtja e funksioneve të dyfishta është e kundërligjshme dhe jokushtetuese.
Krasniqi nga foltorja e kuvendit pas ndërprerjes së seancës konstituive, tha se PDK i bën thirrje Kurtit dhe ministrave në detyrë që janë edhe deputetë që t’i lirojnë ‘‘menjëherë funksionet ekzekutive’’.
‘‘Gjykata ka vulosur një të vërtetë që ne e kemi theksuar që nga dita e parë: Mbajtja e funksioneve të dyfishta është e kundërligjshme dhe jokushtetuese. Kjo është arsyeja që në seancën e parë kemi kundërshtuar raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve. PDK i bën thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrave që janë njëkohësisht deputetë që ta respektojnë aktgjykimin e Supremes duke e liruar menjëherë funksionet ekzekutive për të u’a deleguar ato zëvendësve të tyre’’, ka deklaruar ai mes tjerash. /GazetaExpress