Krasniqi: Kryeministri pulë në Twitter, skifter në Facebook - Gazeta Express
string(57) "krasniqi-kryeministri-pule-ne-twitter-skifter-ne-facebook"

Ballina

Gazeta Express

09/02/2023 13:15

Krasniqi: Kryeministri pulë në Twitter, skifter në Facebook

Ballina

Gazeta Express

09/02/2023 13:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kryeministri Kurti po i fsheh qëndrimet e tij.

Krasniqi ironizoi me Kurtin duke thënë se se në Tëitter po bëhet pulë, ndërsa në Facebook skifter duke aluduar që në rrjetin social  tëitter i drejtohet opinionit ndërkombëtar ndërsa në facebook atij vendës.

Lexo Edhe:

“Ti je mësu tjerër sen me folë këtu, tjetër sen me folë atje, e tjetër sen ju thu atyne. Qëndrimin tim dhe të PDK-së e keni publik, këtu të shprehur pasi që ua kemi thënë në Uashington e në Bruksel e që ua kam përsëritur javën e kaluar në atë qytetin ku ti ke harruar edhe qysh i bjen me shku, se nuk të thirrë askush, as ty, as këtë qeverinë tënde”, theksoi Krasniqi.

Ai tha se Kurti po e fsheh një të vërtetë të madhe, atë të degradimit të procesit të dialogut nga njohja e ndërsjellë te Asociacioni. “Para tri katër vitesh kemi folur për njohje të ndërsjellë, kemi folur për antarësim në OKB, kemi folur për marrëveshje finale, ligjërisht e ndërkombëtarisht obligative. E sot për çka jeni duke folë? Për marrëveshje bazike dhe për disa lëvizje përpara”, shtoi Krasniqi