Krasniqi: Koronavirusit i ka ardhur fundi, por këtë Bajram festoni në shtëpi - Gazeta Express
string(74) "krasniqi-koronavirusit-i-ka-ardhur-fundi-por-kete-bajram-festoni-ne-shtepi"

Krasniqi: Koronavirusit i ka ardhur fundi, por këtë Bajram festoni në shtëpi

Gazeta Express

23/05/2020 22:42

Infektologu Valbon Krasniqi u ka bërë thirrje kosovarëve që festën e Bajramit ta festojnë në shtëpi dhe të mos bëjnë vizita familjare.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi duke uruar festën, bën thirrje që të mos realizohen vizita familjare.

Lexo Edhe:

Sipas tij, Covid-19 është drejt fundit.

Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku

Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhe fundi.

Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku.

Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.