Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e nesërm me parti politike të thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani.
“Kam pranuar ftesë. Nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi që e kemi pasur gjithmonë. Ne ka dy tre muaj që po mundohemi që të gjejmë zgjidhje për të ofruar kompromise për të dalë nga kjo situatë. Nesër do të jem te presidentja. Ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja të involvohet”, tha Krasniqi.
Ai tha se angazhimin e presidentes e sheh si pozitiv, por shprehi skepticizëm për mundësi të rezultatit nga ky takim./EO/