Krasniqi jep indikacione se do të mund ta votonin Dimal Bashën: Kërkuam pauzë për ta diskutuar, Dehari e shpërfilli - Gazeta Express
string(113) "krasniqi-jep-indikacione-se-do-te-mund-ta-votonin-dimal-bashen-kerkuam-pauze-per-ta-diskutuar-dehari-e-shperfilli"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 11:53

Krasniqi jep indikacione se do të mund ta votonin Dimal Bashën: Kërkuam pauzë për ta diskutuar, Dehari e shpërfilli

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 11:53

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, është deklaruar para gazetarëve pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive.

“Edhe sot u pa qartë që VV nuk është e interesuar as me zgjedh kryetarin e kuvendit as me i formu institucionet por interesimin e vetëm e ka vazhdimin dhe thellimin e kësaj krize”, tha ai.

“Sot u tentua të vihet në provë që kemi thënë se e votojmë dikë që s’ka qenë ministër, dhe në momentin kur e vendosën pa konsultim, Abelard Tahiri e kërkoi një pauzë 10 minutëshe kryesuesit të seancës që të merremi vesh për votim para se të ndodhte ky vendim. Edhe përmes zv.kryesueses së seancës, Sala Jashari, u munduam që ta kemi mirëkuptimin dhe miratimin e kësaj kërke4së por ai e shpërfilli fare e cila do të mund të ishte mundësia më e mirë për ta votuar kryetarin e kuvendit edhe nëse do të ishte Dimal Basha”, tha ai.

“Ata që nuk janë ministra munden me pasë votën tonë. Ne kemi thënë që gjithmonë që në mesin e 34-35 opsioneve  që i kanë me u votu, sot ka mujt me qenë Dimal Basha, por arroganca e tyre…” /GazetaExpress/