Krasniqi i prerë: As s'kërkon Limaj të kthehet në PDK, as PDK ta kthejë atë - Gazeta Express
string(72) "krasniqi-i-prere-as-skerkon-limaj-te-kthehet-ne-pdk-as-pdk-ta-ktheje-ate"

Lajme

Gazeta Express

25/01/2023 21:09

Krasniqi i prerë: As s’kërkon Limaj të kthehet në PDK, as PDK ta kthejë atë

Lajme

Gazeta Express

25/01/2023 21:09

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se askush nuk ka kërkuar që të Fatmir Limaj të kthehet në PDK.

Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 ishte i prerë në përgjigjen e tij, kur u pyet se a do të kthehet Fatmir Limaj në PDK.

Lexo Edhe:

Krasniqi tha se kjo nuk është diskutuar fare, pasi nuk ka pasur një kërkesë të tillë. Ai shtoi se as Fatmir Limaj nuk ka kërkuar të kthehet në PDK, e as PDK’ja nuk ka kërkuar të kthehet Limaj.

“Kjo s’është temë fare, për të trajtuar diçka të tillë së par i duhet të ketë kërkesë. As nuk kërkon zotëri Fatmir Limaj të kthehet në PDK, e as PDK’ja me kthy zotëri Limajn. Kjo është e vërteta e shkurt dhe e thjeshtë. Nuk është temë që është diskutu, sepse nuk është as kërkesë e askujt. Tjetër është që dikush mundet me pas interesa të caktuara, dikush tjetër mundet me pas përshtypje të caktuara”, shtoi Krasniqi.