Krasniqi i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Do të ishte mirë të bëhet pjesë e zhbllokimit, e kam lut me bo qeverinë e ish-opozitës - Gazeta Express
string(124) "krasniqi-i-kunderpergjigjet-abdixhikut-do-te-ishte-mire-te-behet-pjese-e-zhbllokimit-e-kam-lut-me-bo-qeverine-e-ish-opozites"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 12:57

Krasniqi i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Do të ishte mirë të bëhet pjesë e zhbllokimit, e kam lut me bo qeverinë e ish-opozitës

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 12:57

Kryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka adresuar deklaratat e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikur, pasi ky i fundit i cilësoi si ‘’gabim trashanik’’ votat e PDK dhe AAK për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi ka thënë se do të ishte mirë që Abdixhiku dhe partia që ky i fundit drejton të bëhen pjesë e zhbllokimit.

‘‘Partitë politike funksionojnë ndamas. E mira kish me qenë edhe zoti Abdixhiku edhe LDK me qenë pjesë e zgjidhjes edhe pjesë e zhbllokimit’’, ka thënë ai.

Tutje, i pari i PDK-së ka përmendur si mundësi të mirë lutjen që ai ia ka bërë Abdixhikut për krijimin e një qeverie të ish-opozitës.

Krasniqi ka thënë se nëse kjo do të ndodhte atëherë pagat e pensionet do të rriteshin dhe se bizneset s’do të përballeshin me rritje të tarifave të energjisë.   

‘‘Një mundësi ideale e kemi pas prej 10 shkurtit, të cilin e kom lut ‘’hajde e bojmë qeverinë e ish opozitës’. Deri tash ju garantojë që e kishit pas Bedri Hamzën kryeministër, dhe katër muajt e fundit i kishin pas qytetarët pagat e rrituna, pensionet e rrituna, nuk kish pas shanse me u rritë tarifat e energjisë 300% për bizneset, edhe shumë prej probleme tjera ishin zgjidh deri tash. Vendimet e partive politike janë individuale, por pastaj edhe përgjegjësia ndaj qytetarëve është individuale apo edhe grupore’’, ka thënë ai. /GazetaExpress