Kryetari dhe njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar qeverinë në detyrë, të udhëhequr nga Albin Kurti, për mos reagimin e kësaj të fundit në lidhje me arrestimin e ish-policit të vendit, Arbnor Spahiut, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se kur qeverisë i duhet ata i ‘‘ngrisin në qiell’’ policët, ndërsa të njëjtit tani së thonë asnjë fjalë.
Po ashtu i pari i PDK i ka bërë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare të bëjnë presion për lirimin e ish-policit.
‘‘Të shpreh keqardhjen dhe indinjatën e kundërshtimin e madh për ndalimin arbitrar dhe të padrejtë të ish policit të Kosovës, Arbnor Spahiut, i cili po mbahet nga regjimi serb në mënyrë të padrejtë. Por më shumë të shprehë pakënaqësi me mosreagimin institucional, me mosreagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ende asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë. Kur ju duhen me gojën plotë i ngrisin në qiell me lëvdata meritore, ndërsa tani nuk e thonë asnjë fjalë së paku me i ngushëllua familjarët e tyre. Qeveria do të duhej që aktivisht të merreshin me lirimin sa më të shpejt të Arbnor Spahiut. Thërras edhe bashkësinë ndërkombëtare që të ndërhyjnë që të ushtrojnë presionin e tyre për të liruar këtë djalë të Kosovës’’, ka deklaruar ai mes tjerash. /GazetaExpress