Krasniqi i ashpër me VV-në: Sa më shumë që po tentoni të mashtroni, veç po sharroni - Gazeta Express
string(81) "krasniqi-i-ashper-me-vv-ne-sa-me-shume-qe-po-tentoni-te-mashtroni-vec-po-sharroni"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 9:43

Krasniqi i ashpër me VV-në: Sa më shumë që po tentoni të mashtroni, veç po sharroni

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 9:43

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se kufiri i Kosovës sigurohet nga KFOR-i dhe tendencat për mashtrim vetëm po e bëjnë VV-në që të “sharrojë”.

Reagimi i tij:

Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008 është shpall në kufijtë e Kosovës të vitit 1974. Pra me krejt veriun brenda Kosovës. Vandalët serbë i patën djegë pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak e jo në Urën e Ibrit, sepse atje ka qenë kufiri edhe më 2008. Edhe atëherë e edhe sot kufirin e siguron KFOR-i. Prandaj sa më shumë që po tentoni të mashtroni, veç po sharroni!