Krasniqi: Është e vështirë të parashikohet e ardhmja - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

03/08/2020 22:58

Krasniqi: Është e vështirë të parashikohet e ardhmja

Lajme

Gazeta Express

03/08/2020 22:58

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk e di se cfarë do të ndodhë deri në vjeshtë sepse aktualisht është e vështirë të parashikohet e ardhmja.

Kjo për shkak se edhe vet Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), disa herë i ka ndërruar qëndrimet e veta rreth virusit.

“Është shumë e vështirë të parashikohet e ardhmja, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë deri në vjeshtë. Vet OBSH’ja, i kanë ndërruar 4-5 herë qëndrimet. Ende nuk e kemi një përgjigje sa qëndron virusi në ambientin e jashtëm”, është shprehur Krasniqi në Pressing.

Ai gjithashtu ka thënë se qytetarët duhet të u përmbahen masave të rekomanduara, në mënyrë që të kemi përhapje të kontrolluar të virusit.

“Mos u futni në ambiente të mbyllura pa maskë. Mbani distancën kur jeni në  ambient të hapur. Këto janë rregullat kryesore”, ka thënë ai.,

Ai ka treguar se opsioni i mbylljes totale nuk do të kishte efekt, ndërsa do të ishte edhe lajm i keq për ekonominë.

Krasniqi po ashtu tha se po diskutohet ideja e ndërtimit të së paku dy spitaleve tjera për pacientët me Covid-19.