Krasniqi: E trishtueshme të dëgjosh nga njerëzit që e kanë përjetuar Bllacën të thonë se Kosovës nuk i duhet ndihma e Amerikës - Gazeta Express
string(125) "krasniqi-e-trishtueshme-te-degjosh-nga-njerezit-qe-e-kane-perjetuar-bllacen-te-thone-se-kosoves-nuk-i-duhet-ndihma-e-amerikes"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 13:22

Krasniqi: E trishtueshme të dëgjosh nga njerëzit që e kanë përjetuar Bllacën të thonë se Kosovës nuk i duhet ndihma e Amerikës

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 13:22

Analisti kosovar, Albert Krasniqi, ka thënë se është e trishtueshme të dëgjosh nga njerëzit që e kanë përjetuar Bllacën të thonë se Kosovës nuk i duhet ndihma e Amerikës meqë ajo po e pengon shtrirjen e sovranitetit në Veri të vendit.

Krasniqi ka thënë se po harrojnë që pa SHBA-në ndoshta s’do të ishin kthyer një milion kosovarë në Kosovë e lërë më të flitej për barrikada apo të përcaktohej se kush duhet t’i përfaqësojë komunitetet në Kuvend.

Ai ka thënë se populli i Kosovës e njeh rrugën e suksesit sa herë që e ka dëgjuar Amerikën, duke përmendur pavarësinë e Kosovës. Krasniqi ka thënë se duhet parë rasti e Gazas se çfarë po ndodh pa përkrahjen e Amerikës.

Postimi i plotë:

 E trishtueshme të dëgjosh prej njerëzve që e kanë përjetuar Bllacën duke thënë se neve nuk na duhet ndihma e Amerikës, se po na pengon në shtrirjen e sovranitetit në veri.

Po harrojnë që pa Amerikën ndoshta një milion prej nesh nuk do të ishim kthyer më në Kosovë, e lëre më të flisnim për barrikada apo të përcaktonim se kush duhet t’i përfaqësojë komunitetet në parlament.

Populli jonë e ka të njohur një rrugë të suksesit kur ka dëgjuar këshillat e amerikanëve: që është Pavarësia e Kosovës. Shihni nga Gaza dhe kuptoni çfarë ndodh kur nuk ke mbështetjen e tyre, sado të drejtë të kesh në kauzën tënde.