string(101) "krasniqi-e-kemi-permend-nese-ka-bllokade-nga-lvv-ja-ja-albulena-ja-hic-me-mire-te-shkojme-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 10:00

Krasniqi: E kemi përmend, nëse ka bllokadë nga LVV-ja ‘ja Albulena, ja hiç’, më mirë të shkojmë në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 10:00

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se “zgjedhjet janë opsion i vërtetë” nëse LVV-ja nuk e ndërron emrin e Albulena Haxhiut si kandidate për kryetare të Kuvendit, pas takimit që pati me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin.

Krasniqi tha se nëse LVV-ja e vazhdon bllokadën dhe nuk e ndërron kandidaten për kryetare të Kuvendit, atëherë “më mirë” të ketë zgjedhje të reja.

“Nuk janë zgjedhjet zgjidhja e parë, ama zgjedhjet janë opsion i vërtetë. E kemi përmend. Nuk kemi diskutu për qysh me u.. por e kemi përmend që nëse ka një bllokadë, ka një këmbëngulje, një kryeneçësi nga ana e Vetëvendosjes që me thënë ‘ja Albulena, ja hiç’, me e bë më të rëndësishme zonjën Haxhiu sesa krejt instituicionet e Kosovës, atëherë, dorën në zemër, më mirë me shku në zgjedhje edhe një herë”, tha ai.