string(114) "krasniqi-bllokada-nga-vv-ne-kuvend-na-pamundeson-ta-shkarkojme-zrre-ne-dhe-ta-anulojme-vendimin-per-tregun-e-hapur"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 12:01

Krasniqi: Bllokada nga VV në kuvend na pamundëson ta shkarkojmë ZRRE-në dhe ta anulojmë vendimin për tregun e hapur

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 12:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur solidaritetin e tij me protestën e bizneseve në lidhje me tregun e hapur të energjisë, duke thënë se ngritja e çmimit të rrymës po rrezikon punën dhe mirëqenien e mbi 140 mijë të punësuarve në sektorin privat, shkruan Gazeta Express.

I njëjti ka deklaruar se e kanë të pamundur të ndërmarrin veprime ligjore dhe institucionale lidhur me këtë çështje për shkak të bllokadave të krijuara nga VV-ja dhe koalicioni i saj.

‘‘Dëshiroj që të shpreh solidaritetin tim më punëtorët e shumë që sot edhe njëherë po protestojnë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për mbi 1330 biznese të Kosovës, ngritje kjo e cila po rrezikon punën dhe mirëqenien e mbi 140 mijë të punësuarve në sektorin privat. Bllokadat që VV-ja dhe koalicioni saj po vazhdon ta mbajë në Kuvendi e Kosovës,, po na pamundëson që në mënyrë institucionale dhe ligjore të ndërmarrim veprime që do ta kthenin normalitetin në sektorin e energjisë, parasë gjithash duke i shkarkuar anëtarët e ZRRE-së dhe duke mundësuar anulimin e këtij vendimi të padrejtë i cili duke i thirr në tregun e hapur, pa pasur fare një të tillë, po e rëndon barrën jo vetëm bizneseve por në mënyrë zingjirore do të rëndojë barrën e secilit qytetarë dhe çdo familje në vendin tonë’’, ka thënë ai. /GazetaExpress