Kraki takon deputetin francez: Evropa ka nevojë për një Kosovë shtet funksional e demokratik - Gazeta Express
string(91) "kraki-takon-deputetin-francez-evropa-ka-nevoje-per-nje-kosove-shtet-funksional-e-demokratik"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 16:21

Kraki takon deputetin francez: Evropa ka nevojë për një Kosovë shtet funksional e demokratik

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 16:21

Deputeti nga grupi parlamentar i LVV-së, Nezir Kraki, ka bërë të ditur se është takuar me deputetin e parlamentit francez Nicolas Forissier.

Kraki ka njoftuar po ashtu që gjatë takimit është diskutuar për rolin e Unmikut në Kosovë dhe forcimin e prezencës franceze në vend.

‘‘Kosova ka nevojë për më shumë Francë dhe Franca e Evropa kanë nevojë për një Kosovë shtet funksional e demokratik, pa zona të zeza e pa pengesa të panevojshme”, ka shkruar Kraki mes tjerash.

Postimi:

I nderuar mbrëmë nga ftesa e z. Marc Ivarra (Chargé d’affaires) në Rezidencen e Francës dhe takimi me deputetin e mirënjohur të parlamentit francez z. Nicolas Forissier.

Shkëmbimet ishin fort interesante sidomos rreth rolit (të panevojshem?!) të Unmikut në Kosovë dhe nevojës për forcim të prezencës franceze këtu. Me zotin Forissier e lamë që të takohemi së shpejti në Paris sepse na doli që kemi shumë t’i tregojmë e mësojmë njëri-tjeteit.

Sébastien Gricourt me përvojen e tij në Kosovë (Unmik, Kfor etj…) i bëri gjërat edhe më të qarta ne aspektin historik dhe aktual sa i përket Unmikut dhe organizatave tjera. 

Kosova ka nevojë për më shumë Francë dhe Franca e Evropa kanë nevojë për një Kosovë shtet funksional e demokratik, pa zona të zeza e pa pengesa të panevojshme.

Vive la France!🇫🇷

Vive le Kosovo