Kraki optimist: Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend - Gazeta Express
string(61) "kraki-optimist-pres-te-kemi-me-shume-se-50-deputete-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 9:17

Kraki optimist: Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 9:17

Ish-deputeti i LVV-Guxo, Nezir Kraki është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se pret një rritje të ndjeshme të mbështetjes për koalicionin.

“Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend. 50 deputetë minimum”, deklaroi Kraki për FrontOnline.

Ai vlerësoi se mbështetja elektorale këtë herë pritet të rritet dukshëm për ta.

“Unë pres me iu afru 50% të votave kësaj here”, tha ai.

Sipas tij, dinamika e zgjedhjeve do të krijojë një atmosferë të ngjashme me atë të vitit 2021.

“Ka me u kriju klima pak a shumë e njëjtë”, u shpreh Kraki.