Deputeti i zgjedhur, Nezir Kraki, që mungoi seancën e kaluar, tha sot para gazetarëve që arsyeja “nuk është diçka filozofike”.
“Nuk ka ndonjë arsye diçka filozofike pse kom mungu, unë punoj në Kosovë dhe për Kosovën për shumë vitë kështu që jam angazhu në politikë me punu pak më konkretisht e intensivisht. Normalisht që si mësimdhënës atje është koha e provimeve dhe mu desht me u kthy me i përmbyll disa gjëra por gjëra normale”, tha ai.
“Absolutisht” tha ai kur u pyet se a do të marrë pjesë në seancat tjera.
“Unë nuk jam msu mos me punu kështu që mu desht një moment që mu kthy me bo diçka konkrete”, shtoi ai. /GazetaExpress