"Kraishta na priti me përkrahje të madhe", Imri Ahmeti: Përtej fjalëve me punë për Lipjanin - Gazeta Express
string(87) "kraishta-na-priti-me-perkrahje-te-madhe-imri-ahmeti-pertej-fjaleve-me-pune-per-lipjanin"

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 22:11

“Kraishta na priti me përkrahje të madhe”, Imri Ahmeti: Përtej fjalëve me punë për Lipjanin

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 22:11

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti që garon nga radhët e LDK-së për edhe një mandat, ka vazhduar takimet me qytetarë.

Ai ka qenë në fshatin Kraishta, ku tha që është pritur me përkrahje të madhe.

“Entuziazëm i jashtëzakonshëm në secilin takim me ju, sonte Kraishta na priti me përkrahje të madhe, duke treguar se puna jonë në këto vite është vlerësuar dhe besimi juaj për të ardhmen është i palëkundur”.

“Faleminderit nga zemra për këtë besim dhe përkrahje, vazhdojmë së bashku drejt zhvillimit, drejt mundësive të reja, drejt së ardhmes. Përtej fjalëve me punë për Lipjanin! Për fitoren e madhe”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Express