Krahët e Punëtorëve nga Ilir Hasanaj po e vazhdon garën drejt Oscars 2025 për Dokumentarin më të Mirë të Shkurtër. Filmi do të votohet nga anëtarët e akademisë dhe do të shfaqet në sallën e shfaqjeve të akademisë.
“Krahët e punëtorëve” është film dokumentar i metrazhit të shkurtër i regjisorit, Ilir Hasanaj. Pas premierës botërore në festivalin e Roterdamit ku filmi kishte fituar Tigrin e Artë, filmi ka vazhduar shfaqjet në festivale të ndryshme botërore.