Krahasimi i iPhone 12 me iPhone 11 dhe iPhone XR, cili është ndryshimi? - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

14/10/2020 22:37

Krahasimi i iPhone 12 me iPhone 11 dhe iPhone XR, cili është ndryshimi?

AutoTech

Gazeta Express

14/10/2020 22:37

Apple njoftoi serinë iPhone 12 në një ngjarje që u mbajt dje, me katër modele për të zgjedhur: iPhone 12 Mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Tashmë janë bërë edhe krahasimet mes tyre, por këtu ju keni dallimet mes iPhone 12 dhe iPhone 11 dhe iPhone XR të vitit 2018.

Dizajni

iPhone 12: 146.7 x 71.5 x 7.4 mm, 164g
iPhone 11: 150,9 x 75,7 x 8,3 mm, 194 g
iPhone XR: 150.9 x 75.7 x 8.3 mm, 194g

Apple iPhone 12 ka korniza alumini dhe është katror në vend se të ishte i rrumbullakët, dhe vjen me një sistem të dyfishtë të kamerave të pasme në këndin e sipërm të majtë.

Apple iPhone 11 dhe iPhone XR ofrojnë një dizajn të ngjashëm me modelet iPhone 12 në atë që të dy vijnë në një numër ngjyrash, ofrojnë një kornizë alumini. Por iPhone XR dhe 11 janë më t1% rrumbullakosur se modelet e iPhone 12, transmeton Telegrafi.

IPhone XR është rezistent ndaj ujit IP67, megjithatë, mundëson që ajo të zhytet deri në një metër për 30 minuta, ndërsa iPhone 11, iPhone 12 janë të gjitha të vlerësuara me IP68.

iPhone 12 dhe iPhone 11 të gjithë kanë një kamerë të dyfishtë të pasme, Ndërkohë, iPhone XR ka një kamerë të vetme të pasme.

Ekran

iPhone 12: 6.1 inç, OLED, rezolucion 2558 x 1170 piksel, HDR, 1200 nit
iPhone 11: 6.1 inç, LCD, rezolucion 1792 x 828 piksel, pa HDR, 625 nit
iPhone XR: 6.1 inç, LCD, rezolucion 1792 x 828 piksel, pa HDR, 625 nit

iPhone 12 ka ekran OLED me HDR dhe një shkëlqim maksimal prej 1200 nit. iPhone 12 ka një ekran 6.1 inç me një rezolucion 2532 x 1170 piksel.

iPhone 11 dhe iPhone XR të dy kanë ekrane 6.1 inç, Liquid Retina LCD me një rezolucion prej 1792 x 828 piksel.