Krahas vaksinës, shkencëtarët në tentim të zbulimit të terapive kundër virusit - Gazeta Express
string(77) "krahas-vaksines-shkencetaret-ne-tentim-te-zbulimit-te-terapive-kunder-virusit"

Gazeta Express

05/05/2020 11:36

Krahas vaksinës, shkencëtarët në tentim të zbulimit të terapive kundër virusit

Gazeta Express

05/05/2020 11:36

Vaksina kundër koronavirusit mund të dojë deri në 18 muaj të futet në përdorim. Ndërkohë, shkencëtarët në Britani po përpiqen të identifikojnë mënyra të tjera për të luftuar virusin tek personat e infektuar. Në Oksford një ekip shkencor po përpiqet të gjejë një kurë kundër   COVID-it.

Në një laborator në periferi të Oksfordit, një ekip kërkimor operon si grup gjuetarësh në gjurmë të një kure kundër COVID-it me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Lexo Edhe:

Aktualisht ata po analizojnë një katalog me 12 mijë kimikate për të parë si reagon virusi ndaj tyre.

Nëse eksperimenti rezulton në ngjyrë blu të thellë, kjo tregon se kanë identifikuar një kimikat që mund të ofrojë shpresa.

Medikamentet që ata analizojnë kanë marrë aprovim për përdorim kundër sëmundjeve të tjera dhe për modifikim kundër koronavirusit. Kjo nënkupton që shkencëtarët mund të shmangin provat klinike.

“Duhet të mësojmë shumë gjëra. Mënyra më e shpejtë për të mësuar është duke analizuar proteinat e veçanta për të zbuluar se cila është proteina që do të reagojë ndaj ilaçeve kundër COVID-19,” thotë Dr. Aude Echalier.

Deri tani provat me mjekime anti-virale nuk kanë ofruar shpresa. Por shkencëtarët britanikë në këtë laborator kanë bindjen se një mjekim i zhvilluar për një sëmundje krejt tjetër mund të ketë, thjesht rastësisht, përbërjen e duhur kimike që lufton koronavirusin.

Në këtë mision, shkencëtarët i ndihmon mikroskopi më i fuqishëm në Britani, i njohur si Burimi i Dritës së Diamantit.

“Po përpiqemi të identifikojmë një përzierje kimikatesh që kur ta përdorim tek pacienti, të arrijë të ndalë reaksionin biologjik që shkakton virusi,” thotë Profesor Frank von Delft.

Më parë procesi i identifikimit të ilaçeve të reja kërkonte një dekadë, por situata e krijuar nga pandemia dhe mungesa e një vaksine i ka dhënë hov novacionit. Autoritetet kanë reaguar duke eliminuar pengesa burokratike duke u hapur rrugën kërkimeve që mund të rezultojnë në kura dhe trajtime të reja të vëna në zbatim në kohë rekord.