Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se votimi ka nisur në të gjitha qendrat e votimit.
Ai tha se në balotazh janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha.
Ai tha se janë 507 qendra të votimit dhe të drejtë vote në këto komuna kanë 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë.
Elezi i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë. /Express/