KQZ: Votimi është e drejtë kushtetuese, dilni dhe shprehni vullnetin tuaj - Gazeta Express
string(71) "kqz-votimi-eshte-e-drejte-kushtetuese-dilni-dhe-shprehni-vullnetin-tuaj"

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 13:53

KQZ: Votimi është e drejtë kushtetuese, dilni dhe shprehni vullnetin tuaj

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 13:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e nesërme lokale, derisa janë ftuar të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike, duke votuar dhe shprehur lirshëm vullnetin për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Besnik Buzhala, njoftoi për shpërndarjen e teknologjisë informative duke përfshirë edhe kamerat, si dhe materialet tjera që në qendrat e numërimit nëpër komuna, të cilat janë shoqëruar nën masat e Policisë së Kosovës.

Ai njoftoi edhe për tërheqjen e dërgesave postare ku në pjesën dërmuese të shteteve tërheqja e materialeve nga kutia postare e KQZ-së, do të bëhet më 13 tetor, përveç në New York që nuk mund të tërhiqen për shkak se aty është festë dhe e njëjtat mund të tërhiqen më 14 tetor.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ngriti shqetësimin se në disa vende, kanë informata se janë kthyer dërgesat postare për shkak se janë mbushur kutitë postare, gjë për të cilin nga sekretariati thanë se nuk kanë informata të tilla.

Kurteshi ngriti si çështje e problemet që kishte sistemi i të dhënave, për të cilin Buzhala tha se janë duke punuar tash e tre muaj që procesi i publikimit të të dhënave mos të bllokohet.

Ndërkohë, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi pati një thirrje për të gjithë qytetarët dhe anëtarëve të këshillave të vendvotimeve.
“Në emër të KQZ-së ftojmë të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike, të votojnë dhe shprehin lirshëm vullnetin tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Pjesëmarrja e juaj është e një rëndësie të veçantë, andaj iu inkurajojmë që të bëni pjesë e këtij procesi. Njëkohësisht iu bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të këshillave të vendvotimeve që të veprojnë me përgjegjësi, profesionalizëm duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe rregullat zgjedhore në mënyrë që vullneti i qytetarëve të garantohet dhe të mbrohet plotësisht”, tha ai.

Sipas tij, KQZ ka bashkëpunim me institucionet e sigurisë për të siguruar një proces të drejtë dhe demokratik./KP/