KQZ vendos që të ketë qendra shtesë jashtë hapësirave diplomatike - Gazeta Express
string(65) "kqz-vendos-qe-te-kete-qendra-shtese-jashte-hapesirave-diplomatike"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 16:18

KQZ vendos që të ketë qendra shtesë jashtë hapësirave diplomatike

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 16:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të krijohen hapësira shtesë për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, jashtë hapësirave diplomatike.

Ky ishte propozim i MPJD, e cila u përkrah nga ana  e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe që e njëjta u kundërshtuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, lista e qendrave u hodh në votim e plotë ashtu siç kërkoi VV’ja, ku morri 6 vota pro, dhe ku vota përcaktuese ishte vota e anëtares turke, Mufera Sinik.

Ndryshe, partitë ish-opozitare kërkuan qe votimi të mbahet vetëm në përfaqësi diplomatike. Më saktësisht në 50 përfaqësi diplomatike me 66 vendvotime në 36 shtete, me numër maksimal prej 63 mijë votuesve. /GazetaExpress.

Advertisement
Advertisement
Advertisement